Bota

Netanyahu: Ofensiva izraelite të vazhdojë për aq kohë sa është e nevojshme

15 Maj 2021, 20:43 Nga DOSJA
Netanyahu: Ofensiva izraelite të vazhdojë për aq kohë sa

IZRAEL– Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se Izraeli do të vazhdojë të godasë në Gaza për aq kohë sa të jetë e nevojshme dhe të bëjë çmos për të shmangur viktimat civile.

“Pala që mban fajin për këtë përballje nuk jemi ne, jemi ata që na sulmojnë. Ne jemi akoma në mes të një operacioni që ende nuk ka mbaruar dhe do të vazhdojë për aq kohë sa është e nevojshme. Ndryshe nga Hamasi, i cili qëllimisht synon të dëmtojë civilët ndërsa fshihet pas civilëve, ne po bëjmë gjithçka, por gjithçka, për të shmangur ose kufizuar sa më shumë dëmtimin e civilëve dhe për të goditur direkt terroristët në vend të tyre,” tha Netanyahu në një fjalim televiziv.

LAJMI KRYESOR: Dita e gjashtë! Lufta Izrael-Palestinë numëron 145 të vdekur, mes tyre 41 fëmijë. Ushtria shkatërron me raketë godinën e Al Jaseera në Gaza, Hamasi vazhdon sulmin me raketa, Biden telefonon presidentin palestinez

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota lufta izrael-palestine lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll