Bota

‘Jam e mpirë’/ Gazetarja nga Kosova tregon bisedën me burrit e saj pas bombardimit nga Izraeli me raketa

15 Maj 2021, 18:42 Nga DOSJA

KOSOVË– Gazetarja nga Kosova, Garentina Kraja, e cila jeton në Izrael ka rrëfyer panikun që ka përjetuar pas sulmit ajror të Izraelit që hodhi në tokë objektin ku gjendeshin zyrat e Associated Press dhe Al Jazeeras në Gaza.

Ajo ka thënë se ishte e mpirë teksa dëgjonte bashkëshortin, gazetarin Nebi Qena që punon për Associated Press, teksa po komunikonte me ekipin e tij pas këtij sulmi.

“Jam e mpirë derisa po dëgjoj burrin tim, Nebi Qena, duke i treguar ekipit të tij se do të rindërtojnë gjithçka pak minuta pasi zyret e Associated Press në Gaza ku qëndronte ekipi i tyre i mrekullueshëm janë shkatërruar nga një sulm ajror i Izraelit”, ka shkruar ajo në Twitter.

Çfarë po ndodh në Palestinë?

Lufta mes Izraelit dhe Palestinës ka nisur që prej të hënës dhe deri më tani bilanci është 140 viktima, mes tyre 40 fëmijë dhe 950 të plagosur. Deri më tani është shkatërruar me raketë godina e Al Jaseera dhe Assosiated Press në Gaza. Ende nuk është raportuar se sa viktima apo të lënduar kishte nga ky shpërthim i cili ishte i paralajmëruar. Lufta nisi pas tensioneve për pronat e palestinezëve në Jeruzalemin lindor dhe urdhërit të autoriteteve për ti dëbuar. OKB dhe SHBA kanë bërë thirrje për armëpushim por Izraeli nuk pranon. Netanjahu ka deklaruar se Izraelit nuk i intereson një armëpushim në këtë moment.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota garentina kraja lufta izrael-palestine garentina kraja lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll

Bota 15 Maj 2021, 17:15

DW: Ekipe të përziera futbolli në Holandë

Shoqata Holandeze e Futbollit e quajti këtë vendim një “moment historik” me të cilin dëshiron që vajzat dhe gratë të kenë një vend në peizazhin e fu...