Bota

Raketat e Hamasit i fluturojnë “mbi kokë”, babai i fshehur në autostradë mbron foshnjen e porsalindur

15 Maj 2021, 18:25 Nga DOSJA
Raketat e Hamasit i fluturojnë “mbi kokë”, babai i fshehur

GAZA– Forcat e mbrojtjes së Izraelit publikuan një video që tregon një baba duke u përpjekur të kthehej në shtëpi me një foshnjë të porsalindur. Fatkeqësisht në ato momente u lëshuan raketat nga Hamasi.

Video është bërë në një autostradë, aty ku tregon burrin që mban foshnjën fort në krahë, ndërsa shikon lëvizjet që po bëhen sipër kokës së tij.

Forcat izraelite të mbrojtjes njoftuan vazhdimin e luftës kundër Hamasit.

Çfarë po ndodh në Palestinë?

Lufta mes Izraelit dhe Palestinës ka nisur që prej të hënës dhe deri më tani bilanci është 140 viktima, mes tyre 40 fëmijë dhe 950 të plagosur. Deri më tani është shkatërruar me raketë godina e Al Jaseera dhe Assosiated Press në Gaza. Ende nuk është raportuar se sa viktima apo të lënduar kishte nga ky shpërthim i cili ishte i paralajmëruar. Lufta nisi pas tensioneve për pronat e palestinezëve në Jeruzalemin lindor dhe urdhërit të autoriteteve për ti dëbuar. OKB dhe SHBA kanë bërë thirrje për armëpushim por Izraeli nuk pranon. Netanjahu ka deklaruar se Izraelit nuk i intereson një armëpushim në këtë moment.

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota lufta izrael-palestine lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll

Bota 15 Maj 2021, 17:15

DW: Ekipe të përziera futbolli në Holandë

Shoqata Holandeze e Futbollit e quajti këtë vendim një “moment historik” me të cilin dëshiron që vajzat dhe gratë të kenë një vend në peizazhin e fu...