Aktualitet

‘Na fal që nuk të përgjigjemi dot’/ Qytetarët në Tiranë dalin në protestë në sheshin ‘Skëndërbej’ në mbësht

15 Maj 2021, 16:44 Nga DOSJA
‘Na fal që nuk të përgjigjemi dot’/ Qytetarët

TIRANË– Ditën e sotme dhjetëra qytetarë protestuan në sheshin “Skënderbej” në mbështetje të Palestinës e cila prej një jave është përfshirë në një konflikt të përgjakshëm me Izraelin. Mes të pranishme në shesh kishte dhe shumë të rinj.

“Na fal Palestinë që nuk të përgjigjemi dot” ishte thirrja që dominoi protestën.

Një tjetër parrullë ishte “Stop gjenocidit! Lironi Palestinën!”

Çfarë po ndodh në Palestinë?

Lufta mes Izraelit dhe Palestinës ka nisur që prej të hënës dhe deri më tani bilanci është 140 viktima, mes tyre 40 fëmijë dhe 950 të plagosur. Deri më tani është shkatërruar me raketë godina e Al Jaseera dhe Assosiated Press në Gaza. Ende nuk është raportuar se sa viktima apo të lënduar kishte nga ky shpërthim i cili ishte i paralajmëruar.  Lufta nisi pas tensioneve për pronat e palestinezëve në Jeruzalemin lindor dhe urdhërit të autoriteteve për ti dëbuar. OKB dhe SHBA kanë bërë thirrje për armëpushim por Izraeli nuk pranon. Netanjahu ka deklaruar se Izraelit nuk i intereson një armëpushim në këtë moment.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet lufta izrael-palestine proteste ne tirane lufta izrael-palestine proteste ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Maj 2021, 14:46

TIRANË– 2 persona kanë ndërruar jetë nga Covid në 24 orë në vend. Ministria e Shëndetësisë raporton se në orët e fundit janë kryer 3400 testime, nga të cil...