Aktualitet

Pamje spektakolare nga “Defender Europe 2021”, polumbarët amerikanë e shqiptarë zhytje në Gjirin e Dukatit

15 Maj 2021, 15:29 Nga DOSJA
Pamje spektakolare nga “Defender Europe 2021”, polumbarët

DURRËS– Stërvitja “Defender Europe 2021” ka vijuar në një tjetër pikë të Shqipërisë. Polumbarë amerikanë dhe shqiptarë janë zhytur në Gjirin e Dukatit. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka publikuar pamjet ku shihen se si polumbarët zhyten në thellësinë e tabanit detar ku ndodhet anija spitalore “PO” e mbytur gjatë Luftës së Dytë Botërore pasi u godit nga ushtria britanike.

Në kuadër të stërvitjes “Defender Europe 21” polumbarët amerikanë dhe shqiptarë u zhytën në thellësinë e tabanit detar në Gjirin e Dukatit ku ndodhet anija spitalore “PO” e mbytur gjatë Luftës së Dytë Botërore. Bashi (pjesa e përparme e anijes) ndodhet në 16 metra thellësi, ndërsa kiçi (pjesa e pasme) në 37 metra thellësi”, shkruan ministri Peleshi.

Shqipëria ka një rol të rëndësishëm në stërvitjen e këtij viti DEFENDER-21 të trupave ushtarake amerikane dhe aleatëve të NATO-s. Brigjet shqiptare shfrytëzohen për të parën herë për stërvitje që pas Luftës së Dytë Botërore për zhvillimin e aftësive të trupave aleate për zbarkimin nga deti.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet defender 21 defender 21

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Maj 2021, 14:46

TIRANË– 2 persona kanë ndërruar jetë nga Covid në 24 orë në vend. Ministria e Shëndetësisë raporton se në orët e fundit janë kryer 3400 testime, nga të cil...