Bota

PAMJE LUFTE/ Izraeli bombardon godinën e Al Jazeera, raketa rrafshon ndërtesën e medias, asnjë koment nga ushtria izraelite

15 Maj 2021, 12:34 Nga DOSJA
PAMJE LUFTE/ Izraeli bombardon godinën e Al Jazeera, raketa rrafshon

GAZA– Ushtria izraelite sapo ka dërguar një raketë shkatërruese mbi ndërtesën ku është vendosur media ndërkombëtare Al Jazeera. Ndërtesa e sulmuar ndodhet në Gaza dhe përfshin të gjithë rrjetin e Al Jazeera dhe Agjencinë prestigjioze të lajmeve Associated Press.

VIDEO: IDF airstrike destroys the Al-Jalaa building in Gaza, used as the offices of AP and Al-Jazeera. pic.twitter.com/I1HCr3Ld5k

— Conflict News (@Conflicts) May 15, 2021


Para sulmit, ushtria izraelite paralajmëroi një orë përpara që do të sulmonte me raketë zyrat e Al Jazeera, pa dhënë asnjë shkak mbi arsyet e sulmit.

Më herët, AP raportoi se pronari i ndërtesës, Jawwad Mahdi, iu kishte thënë se kishin vetëm një orë kohë për tu larguar në mënyrë që ndërtesa të evakuohej. Deri më tani nuk ka informacion për persona të plagosur dhe viktima nga sulmi.Ushtria izraelite nuk ka komentuar.

Lajmi kryesor: Dita e gjashtë! Lufta Izrael-Palestinë numëron 140 të vdekur, mes tyre 40 fëmijë. Ushtria shkatërron me raketë godinën e Al Jaseera në Gaza, Hamasi vazhdon sulmin me raketa

(F.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota izraeli sulmon gazetaret e al jazeera lufta izrael-palestine izraeli sulmon gazetaret e al jazeera lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll