Bota

U kap në Spanjë, ekstradohet në Itali anëtari i ‘Ndrangheta-s, i dënuar me 20 vite burg për pastrim parash dhe trafik dr

15 Maj 2021, 10:15 Nga DOSJA
U kap në Spanjë, ekstradohet në Itali anëtari i

ITALI– Giuseppe Romeo, një nga udhëheqësit e MAFIA-s italiane është ekstraduar në Itali pas arrestimit të tij në Spanjë. Romeo, 35 vjeç, arriti në Aeroportin Fiumicino nga Barcelona të premten mbrëma, katër ditë pas arrestimit të tij pas lëshimit të një urdhër arresti europian.

Romeo akuzohet si anëtar i lartë i një rrjeti ndërkombëtar droge të drejtuar nga “Ndrangheta”,ai kishte rolin e ‘promovuesit, organizatorit dhe financuesit të trafikimit të kokainës në Evropë’.

Në vitin 2018, kur në fokusin e një operacioni të kryer nga autoritetet italiane ishte gjermane, holandeze dhe belge ishte shkatërrimi i klanit mafioz, Romeo u shpëtoi prangave. Në atë kohë u arrestuan 90 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash.

Për të njëjtat akuza, Rome u dënua në mungesë në nëntor të vitit të kaluar si dhe u shpall në kërkim në të gjithë Europën. Autoritetet e Barcelonës arritën ta prangosnin mbrëmjen e 11 majit dhe dje në darkë mbërriti në Itali ku do të kryejë dënimin.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota arrestohet giuseppe romeo ekstradohet anetari i ndranghetes giuseppe romeo arrestohet giuseppe romeo ekstradohet anetari i ndranghetes giuseppe romeo

Sondazh

Poll

Bota 15 Maj 2021, 06:47

Sulmet e hakerëve në SHBA dhe Evropë

SHBA– Pas sulmit kibernetik në tubacionin më të madh të karburanteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, paniku i blerjes dhe ngërçet në pikat e ka...