Bota

Njërit prej grabitësve i ra maska! Të tjera DETAJE nga vdekja tragjike e 20-vjeçares në Greqi, Karolina ia pa fytyrën, pra

15 Maj 2021, 10:02 Nga DOSJA
Njërit prej grabitësve i ra maska! Të tjera DETAJE nga vdekja

GREQI– Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga grabitja që u kthye në vrasje në Greqi pak ditë më parë. Protothema.gr shkruan se në momentin kur grabitësit mbytën nënën pranë foshnjes 11-muajshe, njërit prej tyre i kishte rënë maska nga fytyra. Në ato sekonda, Karolina ka mundur ta shohë fytyrën e tij.

Në dëshminë e rë të bashkëshortit të së ndjerës, janë zbuluar detaje të cilat mund të çojnë policinë në idenfikimin e personave që kryenë krimin e rëndë.

Më lidhën mua dhe Karolinën dhe mëpas hipën mbi shtratet dona dhe kontrollonin paratë nëpër dollape, në këtë moment njërit i ra maskadhe iu dallua fytyra, Karolina e pa atë. Ai person ishte rreth 30 vjeç, me ngjyrë dhe nuk foli fare gjatë grabitjes. I vetmi moment kur foli ishte në momentin që po dilnin nga shtëpia. Folën një gjuhë që nuk e njoh.”

Pas këtij detaji, policia greke dyshon se një ndër shkaqet që çuan në vrasjen e Karolinës nga grabitësit është pikërisht fakti se ajo i pa fytyrën. Grabitësit menduan se vranë edhe bashkëshortin e saj duke u siguruar që nuk i pa njeri që mund të dëshmonte.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Greqi pak ditë më parë, ku katër persona të cilët shkuan për të grabitur një shtëpi në Greqi, përfunduan duke vrarë një 20-vjeçare, qenin, dhe torturuar bashkëshortin e saj. Gruaja 20-vjeçare u gjet e vrarë, në papafingo të shtëpisë, pranë krevatit të fëmijës së saj 11 muajsh, ndërsa burri i saj 32 vjeç ishte i lidhur në një karrige në dhomën e gjumit. Ishte ai që njoftoi Policinë duke i rënë telefonit me hundë, por bashkëshortja kishtë ndërruar jetë prej kohësh. Pranë saj ndodhej foshnja, që fatmirësisht është në gjendje të mirë.Policia dyshon se krimi është bërë nga një bandë greko-shqiptare.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni grabitje ne greqi haralambos anagnostopoulos grabitje ne greqi haralambos anagnostopoulos

Sondazh

Poll

Bota 15 Maj 2021, 06:47

Sulmet e hakerëve në SHBA dhe Evropë

SHBA– Pas sulmit kibernetik në tubacionin më të madh të karburanteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, paniku i blerjes dhe ngërçet në pikat e ka...