Bota

Dy tornado të fuqishme godasin Wuhanin në Kinë, vdesin 10 persona, plagosen qindra të tjerë

15 Maj 2021, 09:01 Nga DOSJA
Dy tornado të fuqishme godasin Wuhanin në Kinë, vdesin 10

WUHAN– Një valë e ashpër e motit të keq goditi Kinën qendrore-lindore gjatë natës, duke u pasuar me dy  tornado të mëdha , të cilat shkaktuan dëme shumë serioze dhe morën jetë njerëzish.

Një nga dy tornadot goditi Wuhan-in, kryeqytetin e provincës Hubei, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, shkruajnë mediat vendase. Furtuna e erës ka rrëzuar pemët dhe shtyllat e dritës, ka dëmtuar strukturat dhe shtëpitë e shumta. Gati 30 shtëpi u shembën . Edhe një vinç i madh u shemb në një kantier ndërtimi. Numri i të vdekurve është të paktën 6 dhe rreth 200 të plagosur.

Një tjetër tornado, akoma më i fortë goditi qytetin  Suzhou , afër Shangait, në lindje të Wuhan. Era lëvizi me 200 kilometra në orë (tornado e mundshme e kategorisë F2). 4 persona u vranë dhe një është zhdukur, ndëra 130 persona janë plagosur.

Bilanci i përgjithshëm i valës së motit të keq është 10 viktima dhe mbi 300 të plagosur , por mund të përkeqësohet me kalimin e orëve, pasi zjarrëfikësit janë në kërkim nën rrënoja.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota dy tornado ne wuahn dy tornado ne wuahn

Sondazh

Poll

Bota 15 Maj 2021, 06:47

Sulmet e hakerëve në SHBA dhe Evropë

SHBA– Pas sulmit kibernetik në tubacionin më të madh të karburanteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, paniku i blerjes dhe ngërçet në pikat e ka...