Politike

Meta takon një grup të rinjsh në Ditën Ndërkombëtare të Familjes

15 Maj 2021, 10:53 Nga DOSJA
Meta takon një grup të rinjsh në Ditën

TIRANË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka takuar sot një grup nxënësish dhe mësuesish nga shkollat e vendit ku ka diskutuar me ta për shpopullimin dhe familjen. Meta apeloi për mbështetjen e rolit të mësuesit dhe fuqizimin e familjes shqiptare.

POSTIMI I KREUT TË SHTETIT: 

Një bisedë e hapur dhe e ngrohtë, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Familjes, me nxënës dhe mësues të shkollave të ndryshme të vendit, mbi rëndësinë e mbrojtjes së familjes dhe vlerave të saj, të tronditura nga plagët sociale dhe fenomeni i shpopullimit.
Eleminimi i dhunës, respektimi i të drejtave të fëmijëve dhe nxitja e barazisë në vendimmarrje garantojnë më shumë siguri dhe mirëqenie për familjen, e bëjnë atë më të fortë dhe më të shëndetshme. Thelbësore është figura e mësuesit, që duhet mbështetur më aktivisht, për shkak rolit të rëndësishëm në edukimin e brezave të rinj me vlerat qytetare.
Të fuqizojmë familjen shqiptare, për të forcuar shoqërinë dhe Atdheun.

(F.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike dita e familjes ilir meta dita e familjes ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 15 Maj 2021, 08:21

TIRANË– Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, (KAS) ka vendosur që të hapë kutitë e disa qendrave votimi në qarku...