Politike

Ankimimet e Opozitës për 25 prillin, KAS vendos hapjen e 24 kutive votimi në qarkun e Beratit, rrëzohet kërkesa e Partisë

15 Maj 2021, 06:07 Nga DOSJA
Ankimimet e Opozitës për 25 prillin, KAS vendos hapjen e 24 kutive

TIRANË– Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, (KAS),  është mbledhur sot në orën 10:00 për të dhënë vendimin pas shqyrtimit të ankesave për qarkun e Beratit. Në fjalën e mbajtur në KAS u bë me dije se do të hapen 24 kuti në 24 qendra votimi pas ankesave të bëra. KAS do të shqyrtojë nga të dhënat e materialeve zgjedhore të këtyre 24 kutive përputhshmërinë e listave të zgjedhjeve, identifikimin elektronik të tyre.

Konkretisht, do të merren nën cilësinë e provës disa nga të dhënat e dorëzuara, raporti për hapjen dhe mbylljen e procesut nga PEI, regjistri me nënshkrimet procesverbalet, kuponat dhe tabelat përmbledhëse nga PEI, libri i protokollit dhe lista e zgjedhësve, konstatimet e KZAZ-ve dhe të grupit të numërimit.

Gjithashtu gjatë mbledhjes KAS vendosi rrëzimin e kërkesës së Partisë Demokratike për të dorëzuar prova shtesë në lidhje me ankesat e tyre për qarkun e Beratit. Këtë akt, Ivi Kaso e ka konsideruar të kundraligjshëm. Në një deklaratë për mediat, kaso tha se KAS nuk u ka vënë në dispozicion asnjë nga materialet që tregojnë masakrën zgjedhore të 25 prillit. Kaso kërkoi që të merren në shqyrtim edhe materiale të cilat partitë nuk i sigurojnë sot, në mënyrë që të vërtetohen akuzat e ngritura prej tyre. Mbledhja e radhës e KAS do të zhvillohet të hënën më 17 maj. 

Por në cilën fazë është procesi?

Pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit 2021, opozita ka ankimuar rezultatin e zgjedhjeve. PD-AN ka ankimuar rezultatin në 9 qarqe ndërsa LSI në 5. PD kërkon rivotim, ndërsa LSI kërkon edhe rinumërim edhe rivlerësim të votave. Por në rastin e qarkut të Gjirokastrës, KAS i rrësoi kërkesat e opozitës që i cilësoi si të pavlefshme dhe të bazuara në shpifje dhe jo në prova.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike kas 15 maj 2021 zgjedhjet 25 prill 2021 kas 15 maj 2021 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll