Politike

Pas vdekjes së Hariz Memës, Gaz Bardhi bën emërime të reja, vendos Bujar Leskaj si drejtues politik të PD në Sarandë

14 Maj 2021, 17:44 Nga DOSJA

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi, nëpërmjet një dokumenti të firmosur nga vetë ai, ka bërë të ditur se në degën e PD Sarandë për komandimin me kopetencat e kryetarit të degës, do të jetë nënkryetarin Vesel Koçiu.

Emërimi i këtij të fundit vjen pasi ish-kryetari Hariz Mema ndërroi jetë në 16 shkurt të këtij viti, si pasojë e një ataku kardiak.

Ndërkohë, Bujar Leskaj do të jetë drejtues politik përgjegjës për degën e Sarandës.

Kreu i Partisë Demokratike në Sarandë, Hariz Mema ndërroi jetë më 16 shkurt të këtij viti për shkak të një infarkti. Ai u gjet i pajetë në rrugë në fshatin Gjashtë të Sarandës. Dhe pse u dërgua me urgjencë në spital nga familjarët ai nuk mundi që t’i mbijetonte infarktit akut.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike gazmend bardhi partia demokratike vesel kociu gazmend bardhi partia demokratike vesel kociu

Sondazh

Poll