Politike

15 Maj 2021, 08:21 Nga DOSJA

TIRANË– Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, (KAS) ka vendosur që të hapë kutitë e disa qendrave votimi në qarkun e Beratit. Në mbledhjen e nisur ditën e sotme në orën 10::00, KAS vendosi që të urdhërohet hapja e 24 kutive votimi në 24 qendra për të shqyrtuar materialet zgjedhore. 

Gjithashtu gjatë mbledhjes KAS vendosi rrëzimin e kërkesës së Partisë Demokratike për të dorëzuar prova shtesë në lidhje me ankesat e tyre për qarkun e Beratit.

‘KAS vendosi marrjen kryesisht nën cilën e provës të dokumnentacionit dhe materialit zgjedhor që ndodhet në kutitë e materialeve të votimit për qendrat e votimit të zonës zgjedhore qarku Berat. Do të merren në shqyrtim disa nga materialet e dorëzuara nga subjektet politike. Do të merren nën cilësinë e provës disa nga të dhënat e dorëzuara, raporti për hapjen dhe mbylljen e procesut nga PEI. Regjistri me nënshkrimet procesverbalet, kuponat dhe tabelat përmbledhëse nga PEI. Libri i protokollit dhe lista e zgjedhësve, konstatimet e KZAZ-ve dhe të grupit të numërimit. Ngarkohet administrata e KQZ-së për transportin dhe hapjen e kutive. U vendos rrëzimi i kërkesës së PD-AN për marrjen e provave shtesë të kërkuara. KAS vendosi të administrojë si provë të dhënat e depozituara dhe kryëzimin e të dhënave mes pajisje PEI,”- u tha në KAS.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike kas 15 maj 2021 pd ankimon ne kas zgjedhjet 25 prill 2021 kas 15 maj 2021 pd ankimon ne kas zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll