Politike

Fitoi mandatin e tretë, Rama iu nis SMS qytetarëve: Faleminderit nga zemra nëse më votuat dhe respekt pa rezerva. Përqafime

14 Maj 2021, 18:49 Nga DOSJA
Fitoi mandatin e tretë, Rama iu nis SMS qytetarëve: Faleminderit nga

TIRANË– ‘Syri.net’ raporton se kryeministri Edi Rama iu ka dërguar një mesazh në celular qytetarëve.

Bëhet e ditur se qytetarëve iu ka mbërritur një mesazh në ‘Whatsapp’ apo në rrjete të tjera mesazhi nga numri: 0697048901, pas fitores së mandatit të tretë. Në mesazh ai falenderon qytetarët që e kanë votuar si dhe ata që nuk i dhanë votën.

Raportohet se në mesazh shkruhet:

“Faleminderit nga zemra nëse më votuat dhe respekt pa rezerva edhe nëse nuk më votuat! Unë dua të jem kryeministri i denjë i të gjithëve Ju, pa dallim bindjesh e krahinash dhe do të bëj gjithçka mundem, për ta bërë bashkë me Ju Shqipërinë të ardhmen tonë! Përqafime dhe shëndet e lumturi familjarisht. Edi Rama.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama mesazhi i rames edi rama mesazhi i rames

Sondazh

Poll