Bota

‘Grupe arabe po sulmojnë hebrenjtë kudo në vend’, Netanyahu thotë se Izraeli do të veprojë me të gjitha forcat për t

14 Maj 2021, 20:24 Nga DOSJA
‘Grupe arabe po sulmojnë hebrenjtë kudo në vend’,

IZRAEL– Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ishte në Lod më herët këtë mbrëmje, duke marrë një vlerësim të situatës mbi përpjekjet e policisë për të rivendosur rendin në qytet që është shkatërruar nga dhuna e motivuar etnikisht.

Grupe të trazirave arabe po sulmojnë hebrenjtë në të gjithë vendin”,– tha Netanyahu në një deklaratë video.

Sipas Time of Israel, Netanyahu tha se e gjitha kjo po bëhet nga një pakicë e arabëve dhe po dëmton qëndrueshmërinë dhe stabilitetin e ndërtuar gjatë viteve ndërmjet hebrenjëve dhe arabëve.

Reagimi i udhëheqësve të komunitetit arab deri më sot ka qenë shumë i dobët. Të gjithë duhet ta dënojnë atë, çdo formë dhune, të arabëve kundër hebrenjve dhe gjithashtu të hebrenjve kundër arabëve. E bëj këtë pa hezituar për asnjë moment. ”– vijoi ai.

Ai thotë se forcat e sigurisë do të merren me kriminelë të tillë pasi bëjnë terroristë.

Ne nuk mund të kemi asnjë hedhje gurësh, asnjë të shtënë me armë, as sulme zjarrvënëse të sinagogave. Ne do të veprojmë me të gjitha forcat tona për të parandaluar këto krime. ”-përfundoi ai.

Duke iu drejtuar forcave izraelite të sigurisë, Netanyahu thotë se ata nuk duhet të kenë frikë të bëjnë atë që duhet të bëjnë për të mbrojtur jetën e tyre dhe të qytetarëve paqësorë të Izraelit. Ai premtoi se do të bëjnë gjithçka që duhet për të rivendosur paqen në qytetet e Izraelit.

Dje mbrëma, konflikti mes Palestinës dhe Izraelit u përshkallëzua. Izraeli ka dërguar 7 mijë ushtarë, tanke dhe armatime për të sulmuar palestinezët e Hamas që ndodhen në Gaza. Përplasjet kanë nisur që prej të hënës dhe deri më tani bilanci është 119 viktima, mes tyre 31 fëmijë dhe 830 të plagosur. Por për Izraelin, viktimat janë trupa militante që kanë sulmuar Izraelin me raketa. Në Izrael nga sulmet e Hamas me raketa raportohet për 7 viktima. Lufta nisi pas tensioneve për pronat e palestinezëve në Jeruzalemin lindor dhe urdhërit të autoriteteve për ti dëbuar. OKB dhe SHBA kanë bërë thirrje për armëpushim por Izraeli nuk pranon. Netanjahu ka deklaruar se Izraelit nuk i intereson një armëpushim në këtë moment.

(d.a/dosja.al)

Lajm kryesor/ Përshkallëzohet konflikti në Gaza/Izraeli dërgon 7 mijë ushtarë dhe “pushton” kufirin, pret urdhër për të sulmuar palestinezët. Hamasi bën thirrje për demonstrata! OKB kërkon armëpushim

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota benjamin netanyahu lufta izrael-palestine benjamin netanyahu lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll