E rëndë në Greqi/ Jetojnë shumë pranë, dy shqiptarë i japin fund jetës me 10 minuta diferencë, njëri këngëtar i njoh
14 Maj 2021, 19:56Nga DOSJA
GREQI– Dy ngjarje e rënda janë raportuar nga mediat në vendin fqinj ku dy shtetas shqiptarë, të moshave 43 dhe 63 vjeç, i kanë dhënë fund jetës në mënyrë tragjike në një diferencë prej 10 minutash në Heraklion dhe Tympaki. Sipas mediave greke, të dy personat janë varur me litar.
Nëna e 43-vjeçarit e gjeti djalin e saj, një artist i njohur i muzikës tradicionale, të varur në bodrumin e një shtëpie në zonën e Giofyro. Në një gjendje shoku, ajo telefonoi ambulancën por ishte tepër vonë për të riun. Vetëm 10 minuta më vonë në Tympaki, gruaja teksa ishte në punë merr një telefonatë nga bashkëshorti i cili i thotë ‘kujdes fëmijët’ dhe mbyll menjëherë telefonin.
E alarmuar pas kësaj telefonate ajo kërkoi ndihmën e fqinjëve, por edhe 63-vjeçari kishte vendosur që t’i jepte fund jetës. Deri më tani ende nuk dihen arsyet për të dy shtetasit shqiptar se çfarë i shtyu të ndërmerrnin aktin ekstrem, të cilët jetojnë shumë pranë njëri-tjetrit. Ndërkohë që po ashtu nuk janë bërë me dije as identitetet e tyre.
(d.a/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
IZRAEL– Tre raketa u qëlluan drejt Izraelit nga Siria, tha ushtria izraelite, duke shtuar se njëra ra në Siri.Gjuajtjet erdhën pasi zjarri i Izraelit drej...
SHBA– Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki tha në një konferencë shtypi se SHBA-ja ka qenë tepër e angazhuar në bisedime në nivelin më të lartë për ...
SHBA- Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Ghebreyesus, u bëri thirrje të premten vendeve që po konsiderojnë vaksinimin e fëmijëve dhe adoleshen...
IZRAEL– Izraeli nisi mbrëmë bombardimet në Rripin e Gazës me sulme ajrore dhe predha artilerie ndërsa rriti vendosjen e trupave dhe tankeve pranë zonës.Përpos r...
SHBA- Elise Stefanik e mbështetur nga Donald Trump ka fituar me shumicë votash për t’u bashkuar me udhëheqjen Republikane të Dhomës së Përfaqësuesve. Re...
HUNGARI– Hungaria ka njoftuar plane për të hapur një degë të një universiteti kinez në Budapest. Kritikët shqetësohen se ky zhvillim, i pari i këtij lloji...
RUSI- Ambasada e SHBA në Moskë tha sot se do të rifillojë përkohësisht disa nga shërbimet konsullore që kishte ndaluar më parë për shkak të një ndalimi rus për ...
PALESTINË– Lideri politik i Hamasit, Khaled Mashaal i thotë një agjencie turke të lajmeve se grupi terrorist Gaza është gati për një armëpushim por n...
KOSOVË- Pas rradhës që është krijuar mëngjesin e sotëm para sallës “1 Tetori” në Prishtinë, zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka ka bërë të ditur se pritja ...