Aktualitet

Vend-takimi? Parkimi i një lokali në Ndroq/ Si u arrestua efektivi, ‘baroni’ dhe korrieri ndërsa shkëmbenin kokainën, L

14 Maj 2021, 19:35 Nga DOSJA

TIRANË– Zbardhet dinamika e plotë e operacionit të sotëm, ku u prangos efektivi i Forcave RENEA, Xhulio Liçi. Bashk më të u prangos Ded Nimani nga Puka, që kishte më pak se një vit që kishte dalë nga burgu, i dënuar edhe më parë për drogë. Ndërsa i treti është Luan Gaci. Gjithçka nisi në orën 11:001 të paradites!

Në Ndroq, në ambientet e jashtme të një lokali, Policia gjeti të parkuar automjetin “Benz” me targa AA463TO, i cili drejtohej nga Luan Gaci. Po në të njëjtin lokal ishte parkuar edhe makina tip “Benz” me targa AB 892 BZ, në të cilën ishin Liçi dhe Ded Ninami.

Policia ka vëzhguar teksa këta dy të fundit dolën nga makina e tyre dhe iu afruan bagazhit, e pikërisht në këtë moment u është afruar edhe 42-vjeçari nga Vora. Të tre personat hapin bagazhin e makinës dhe Xhuljo Lici nxjerr një pako në formë drejtkëndore e mbështjellë me plastmas transparent, që më vonë u provua se kishte kokainë.

Pakoja mbahej në dorë nga efektivi, ndërsa Nimani dhe Gaçit bisedonin me njëri-tjetrin. Duke përfituar nga shpërqëndrimit, Policia ka ndërhyrë dhe Liçi ka hedhur pakon me kokainë në tokë por nuk ia doli që t’i shpëtonte prangave. 

LAJMI KRYESOR: E blinin me doza të vogla, më pas e shisnin në Tiranë! Finalizohet “Baroni”, pranga efektivit të RENEA-s, u kap me 1.88 kg drogë në dorë, arrestohen dy bashkëpunëtorët

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet ded nimani efektivi i renea me kokaine operacioni baron xhulio lici ded nimani efektivi i renea me kokaine operacioni baron xhulio lici

Sondazh

Poll