Aktualitet

E kaloi burgun, por iu kthye “biznesit”! Kush është Ded Nimani, mendoi se bashkëpunimi me RENEA-n do e mbante lar

14 Maj 2021, 18:07 Nga DOSJA
E kaloi burgun, por iu kthye “biznesit”! Kush është Ded

TIRANË– Sot, Policia e Shtetit ka prangosur një efektiv të Forcave RENEA, Xhulio Liçin, i cili kishte rolin e transportuesit të kokainës. Bashkë me të kanë rënë edhe dy persona të tjerë, Ded Nimani dhe një person tjetër me mbiemrin Gaci, emri i të cilit ende nuk është bërë me dije. Megjithatë Nimani është i njohur për Policinë e Shtetit pasi e ka parë “qelinë” edhe më parë. Në vitin 2017, teksa vuante dënimin me 9 vite burg për trafik droge, ai u bë pjesë e kronikave të lajmeve.

Bashkëshortja e tij ishte larguar bashkë me të bijën drejt Italisë pa i marrë leje, ndaj Numani nga qelia e kishte kallëzuar për falsifikim dokumentesh. Kjo pasi, ai pretendonte se nuk kishte pasur mundësi që të largohej nga burgu për të firmosur deklaratën noteriale për t’i dhënë leje të shoqes në mënyrë që të udhëtonte me të bijën.

Ndaj në përfundim të hetimeve, Prokuroria e kryeqytetit dërgoi si të pandehur bashkëshorten e Nimanit, shtetasen M. Nimani dhe noterin Lek Vatnikaj, që të dy nën akuzë për falsifikim dokumentesh.

Por mesa duket pas daljes nga burgu, Nimani i është kthyer zakonin të vjetër, duke “punuar” fuqishëm në tregun e shpërndarjes së lëndës narkotike. Por kësaj herë duke marrë mbështetje nga brenda, nga një efektiv RENEA. 

LAJMI KRYESOR: Aksion në TIRANË! E ndiqnin prej javësh, kapet me 1 kg kokainë efektivi i RENEA-ve, në pranga dhe 2 bashkëpunëtorët e tij, “trafikantët” e përdornin si transportues (DETAJET E PARA)

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet ded nimani efektivi i renea me kokaine xhulio lici ded nimani efektivi i renea me kokaine xhulio lici

Sondazh

Poll