Aktualitet

E blinin me doza të vogla, më pas e shisnin në Tiranë! Finalizohet “Baroni”, pranga efektivit të RENEA-s, u kap me 1.88

14 Maj 2021, 16:47 Nga DOSJA
E blinin me doza të vogla, më pas e shisnin në Tiranë!

TIRANË– Finalizohet operacioni “Baroni”! Informacionet e marra në rrugë operacionale për trafikun e kokainës në kryeqytet, kanë sjellë prangosjen e një efektivi të forcave të RENEA-ve, i identifikuar si Xhulio Liçi. 28-vjeçari është vënë në prangat e Policisë së Shtetit bashkë me dy bashkëpunëtorët e tij me kokainë në makinë.

Burime nga grupi hetimor për Dosja.al ka bërë me dije se bazuar në informacionet e mbledhura për Liçin, Shërbimi i Çështjeve të Brendshme të Ankesave kishte lëshuar sinjal për prangosjen e efektivit, duke vënë kolegët që ta mbikëqyrnin.

Për disa ditë me radhë, ata ishin kthyer në “hijen” e efektivit të RENEA-s deri në arrestimin e tij sot, bashkë me Ded Nimanin dhe Luan Gaçin. 43-vjeçari Gaçi nga Vora dhe Nimani, 62 vjeç, banues në Tiranë blinin sasi të vogla kokainë, 1 ose 2 kilogramë dhe më pas i shisnin në zona të ndryshme të kryeqytetit, deri në kufi me Durrësin. Si Gaçi, ashtu edhe Nimani, i cili ka qenë i dënuar më parë me 9 vite heqje lirie për trafik droge, përdornin Liçin si transportues duke përfituar nga statusi i tij si pjesë e forcave të rendit. 

Sot teksa bënin pazarin e radhës, në aksin rrugor Tiranë -Durrës pranë Ndroqit, janë kapur në flagrancë së bashku me kokainën, e cila kapte peshën e 1.88 kilogramëve. Droga ishte e mbështjellë, ndërsa mbi të ishte vendosur logoja: BARON!

Por veç kokainës në mjetet me të cilët po qarkullonin 3 të arrestuarit janë gjetur dhe sekuestruar 5 aparate celular dhe një pistoletë me municion luftarak për të cilën nuk bëhet me dije nëse i përket efektivit apo të prangosurve të tjerë. Ndërkohë operacioni ende nuk është finalizuar pasi nën drejtimin e Prokurorisë ka nisur puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në rrjetin e trafikut të kokainës. 

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet ded nimani efektivi i renea me kokaine luan gaci tirane xhulio lici ded nimani efektivi i renea me kokaine luan gaci tirane xhulio lici

Sondazh

Poll