Aktualitet

Kokainë, 5 telefona dhe armë zjarri! Policia jep DETAJE, finalizohet operacioni “BARON”, PAMJET si u kap efektivi i RENEA-

14 Maj 2021, 18:35 Nga DOSJA
Kokainë, 5 telefona dhe armë zjarri! Policia jep DETAJE, finalizohet

TIRANË– Policia e Shtetit ka dhënë informacionin zyrtar lidhur me arrestimin e efektivit të forcave RENEA, Xhulio Liçit dhe dy bashkëpunëtorëve të tij. Në pranga ka rënë Luan Gaci, 43 vjeç, banues në Vorë; Xhulio Liçi, 28 vjeç (punonjës policie) banues në Fier dhe 62-vjeçari, Ded Nimani, banues në Tiranë, me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve. Në makinën e tyre janë gjetur dhe sekuestruar 1.88 kg kokainë.

Sipas Policisë Gaci dhe Numani blinin 1 deri në 2 kilogramë dhe më pas e shisnin në zona të ndryshme të Tiranës dhe të Durrësit. Por kësaj herë janë ndaluar në aksin rrugor Tiranë -Durrës, rruga e vjetër në zonën e Ndroqit, pas një informacioni që kanë marrë në rrugë operative. Përveç kokainës në mjet janë gjetur edhe 5 celularë dhe një pistoletë me municion luftarak.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “BARON”. Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë. Sekuestrohet 1 kilogramnë e 88 gramë lëndë narkotike Kokainë. Vihen në pranga tre persona.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikeve Specialistët e Seksionit për Hetimin e narkotikëve në DVP Tiranë , bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “BARON”, në kuadër të të cilit u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit: L.G, 43 vjeç, banues në Vorë, XH.L, 28 vjeç (punonjës policie) banues në Fier dhe D.N, 62 vjeç, banues në Tiranë, me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve.

Mbi bazën e informacioneve të marra nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë se shtetasit D.M dhe L.G, në bashkëpunim me njëri-tjetrin merreshin me veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve konkretisht duke blerë kokainë në sasi 1 deri në 2 kilogramë, dhe më pas duke e shitur atë në zona të ndryshme të Tiranës ,si dhe në kufi me qarkun e Durrësit me qëllim shmangien e prezencës policore, kanë organizuar punën duke i mbajtur nën vëzhgim.

Në aksin rrugor Tiranë -Durrës, rruga e vjetër në zonën e Ndroqit , shtetasi XH.L dhe D.N, janë kapur në flagrancë së bashku me shtetasin L.G, me një pako lëndë narkotike Kokainë. Në cilësinë e provës materiale u sekeustrua lënda narkotike me peshë totale 1 kilogramë e 88 gramë, dy automjete, pesë aparate celular dhe një armë zjarri pistoletë me municion luftarak. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

LAJMI KRYESOR: Aksion në TIRANË! E ndiqnin prej javësh, kapet me 1 kg kokainë efektivi i RENEA-ve, në pranga dhe 2 bashkëpunëtorët e tij, “trafikantët” e përdornin si transportues (ZHVILLIMET)

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet ded nimani efektivi i renea me kokaine luan gaci tirane xhulio lici ded nimani efektivi i renea me kokaine luan gaci tirane xhulio lici

Sondazh

Poll