Aktualitet

“Të shkoj pak në WC se kam dhimbje barku”/ I iku Policisë nga paraburgimi i Elbasanit! Kush është Mirjan Dedja, ka dy m

14 Maj 2021, 17:54 Nga DOSJA
“Të shkoj pak në WC se kam dhimbje barku”/ I iku

ELBASAN– Detaje të reja janë mësuar lidhur me të arrestisurin nga ambientet e paraburgimit të Elbasanit, Mirjan Dedja. 39-vjeçari, i shoqëruar pas vrasjes së Everest (Ibrahim) Çakës, ka dy mbiemra. Ai njihet gjithashtu edhe si Mirjan Asllani dhe rezulton se ka precedentë të mëparshëm penalë. 

Mësohet se i riu u mbajt 1 ditë në komisariat por rreth orës 6 të mëngjesit të djeshëm ka marrë vendimin që të arrastiset nga dhomat e shoqërimit. Siç edhe bëhet me dije, efektivi i Policisë që ka shoqëruar Dedjan ka vënë re tek ai shenja nervozizmi. 

Ai në një moment ka kërkuar që të shoqërohej për në tualet me pretendimin se kishte dhimbje barku. Duke përfituar nga fakti që efektivi që e shoqëroi po fliste me shefin në celular, me pranga në duar ia mbathi vrapit.  Drejtoria e Standarteve Profesionale ka nisur hetim për 4 punonjës policie, përgjegjës për sigurinë e të shoqëruarve. ndërsa mbi Dedjan do të rëndojë akuza e arratisjes. 

Edhe pse në arrati, Dedja ka rënë në kontakt me mediat duke pretenduar se nuk ka lidhje me vrasjen apo me grupe kriminale. Ndërsa shton se është dakord që të vetëdorëzohet por me kushtin që të lirohet.

(k.m./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arratiset mirjan dedja mirjan dedja vritet everest caka arratiset mirjan dedja mirjan dedja vritet everest caka

Sondazh

Poll