Bota

“Mos ma shtyjë babën” përplasje mes policisë dhe të moshuarve, situata e vaksinimit në Kosovë del jashtë kontrollit

14 Maj 2021, 12:41 Nga DOSJA
“Mos ma shtyjë babën” përplasje mes policisë dhe

KOSOVË-Në të gjithë komunat e Kosovës vazhdon edhe sot procesi i vaksnimit për të gjithë personat mbi moshën 65-vjeç.

Sipas Reporteri.net, radhët e gjata kanë nxitur që të ketë edhe konflikte mes policisë dhe të moshuarve dhe familjarëve të tyre. Në një moment, një zyrtar policor i tha që nuk ka numra dhe të moshuarit duhet të shkojnë në shtëpi dhe kjo gjë shkaktoi zemërimin e masës. Videot e publikuara ne rrjetet sociale nga qytetarët, paraqesin numrin e madh të personave që po presin në radhë për t’u vaksinuar në sallën ‘1 tetori’ në Prishtinë.

Më pas, zyrtari policor kërkon ta mbyllë derën derisa duket se e shtynë njërin të moshuar e që provokon reagimin e familjares së tij: “Mos ma shtyjë babën, mos ma shtyjë babën,” – dëgjohet derisa bërtet ajo, e më pas i përmend edhe moshën “79 vjeçare”.

(e.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora radhet e vaksinimit ne kosove vaksinimi ne kosove radhet e vaksinimit ne kosove vaksinimi ne kosove

Sondazh

Poll