Bota

Sulmi ndaj myslimanëve në Xhaminë Al Aqsa, udhëheqësi i Hamasit i bën thirrje palestinezëve: Dilni protestoni!

14 Maj 2021, 07:37 Nga DOSJA
Sulmi ndaj myslimanëve në Xhaminë Al Aqsa, udhëheqësi i

PALESTINË– Udhëheqësi i Hamasit,  Ismail Haniyeh u bëri thirrje qytetarëve palestinezë përtej territoreve të pushtuara të daklin dhe të protestojnë sot.

Sipas Aljazeera, Haniyeh bëri thirrje për marshime dhe protesta ndaj goditjes së fundit të policisë izraelite ndaj adhuruesve myslimanë në Xhaminë Al Aqsa si dhe bombardimeve të vazhdueshme të Gazës që la mbi 100 persona të vdekur.

Haniyeh e bëri thirrjen sot në mëngjes, ndërsa Gaza po përballet me mundësinë e një pushtimi tjetër izraelit tokësor të ngjashëm me 2014. Që nga mëngjesi i sotëm, Izraeli ka pozicionuar shumë trupa, tanke dhe artileri në kufirin e tij pranë Gaza, ku është thyer kufiri.

Lajmi kryesor: Nuk parandalohet dot lufta, tanket thyejnë kufirin! Izraeli sulmon Gaza-n me forca tokësore, dërgon mbi 7 mijë ushtarë, shënohen mbi 100 viktima. OKB bën thirrje për armëpushim

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota ismail haniyeh lufta izrael-palestine ismail haniyeh lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll