Bota

Maqedonia e Veriut hap kufijtë me Greqinë, Zaev: Greqia ishte vendi i parë që na ndihmoi

14 Maj 2021, 07:26 Nga DOSJA
Maqedonia e Veriut hap kufijtë me Greqinë, Zaev: Greqia ishte vendi i

MAQEDONI E VERIUT-Kufijtë mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë janë hapur ditën e sotme ku mund të kalohet me çertifikatë vaksinimi ose me një test PCR negative.

Zaev, kryeministri maqedonas bëri një vizitë në Greqi ku ai foli për hapjen e kufijve dhe përvecc kësaj ai diskutoi për marrëveshjen e Prespës dhe i kërkoi ndihmë kryeministrit grek, Mitsotaskit për një zgjidhje të mundshme me veton e Bullgarisë për negociatat, raportojnë mediat greke.

“Unë kam marrëdhënie shumë të mira me Kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, si dhe me paraardhësin e tij Alexis Tsipras. Gjatë pandemisë ai më kontaktoi shumë herë dhe Greqia ishte vendi i parë që na ndihmoi, sepse ne jemi një vend i vogël, pa qasje në materiale të tilla si ilaçe, etj.” tha ai.

Kjo gjë nuk u prit shumë mirë nga popullsia maqedonase pasi sipas shifrave zyrtare, Shkupi renditet i pesti në botë në vdekjet nga koronavirusët, në proporcion me popullsinë e tyre.

(e.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota greqi maqedoni maqedonia e veriut hap kufinjte me greqine greqi maqedoni maqedonia e veriut hap kufinjte me greqine

Sondazh

Poll