Bota

Çlirohet Greqia, çel sot sezonin turistik! Nuk ka më lëvizje me orar të kufizuar, hapet dhe kufiri tokësor me vendet e BE-

14 Maj 2021, 07:10 Nga DOSJA
Çlirohet Greqia, çel sot sezonin turistik! Nuk ka më

GREQI– Çlirohet Greqia! Nga sot shteti fëinj me Shqipërinë i ka dhënë fund karantinës së pjesshme dhe ka çelur sezonin turistik. Në gjashtë zona, qytetarët nuk do të qarkullojnë më me orarë të kufizuara apo me anë të një mesazhi. Nga dita e hënë do të rihapen kopshtet dhe çerdhet, të cilat do të mbushen sërish me fëmijë.

Ndërsa arsimi fillor dhe i mesëm ka nisur që nga data 10 maj. Sistemi publik e privat funksionon sërish me kryerjen e testeve 2 herë në javë për të gjithë punonjësit.

Pas ditës së sotme, dhjetëra fluturime priten të nisin ditën e nesërme në mjaft ishuj grekë që vizitohen nga shumë turistë.

Autoritetet greke kanë bërë të ditur se brenda 10 ditësh do të jenë vaksinuar gjithë banorët në 19 ishuj të tjerë, destinacione kyçe turistike. Greqia ka hapur gjithashtu edhe kufijtë tokësorë me vendet e BE, ndërsa Shqipërinë e ka lënë ende në pritje.

Greqia pret që të vaksinojë 4.5 milionë banorë, thuajse gjysma e popullsisë së vendit deri në fund të muajit qershor.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni greqi greqia cel sezonin turistik greqi greqia cel sezonin turistik

Sondazh

Poll