Bota

Protesta globale për solidaritet, e gjithë bota mbështet Palestinën

14 Maj 2021, 06:51 Nga DOSJA
Protesta globale për solidaritet, e gjithë bota mbështet

PALESTINË– Mijëra njerëz nga të gjitha vendet e botës janë mbledhur nëpër qytetet e mëdha për të protestuar kundër sulmeve të cilat po trondisin botën në Gaza.

Protestuesit janë mbledhur nëpër qytete të ndryshme nga New York, Londër,Afrikë, Ankara, Sudan, në Karaçi dhe Rabbat me postera nëpër duar ku shkruajnë “Palestinë e Lirë”, “Jo më pushtim”, “Izraeli është shtet terrorist”, “Hiqni duart nga Jerusalemi”.

Mediat raportojnë se demonstruesit u mblodhën gjithashtu për të denoncuar goditjen e vazhdueshme në kompleksin e Xhamisë Al-Aqsa në Qytetin e Vjetër të Jeruzalemit, si dhe planet izraelite për të dëbuar me forcë palestinezët nga shtëpitë e tyre në Jeruzalemin Lindor të okupuar.

Bastisjet izraelite në Gaza vijnë pas disa javësh tensioni në rritje për dëbimin e detyruar të familjeve palestineze nga Sheikh Jarrah, një lagje palestineze në Jeruzalemin Lindor të okupuar nga të cilët kolonët hebrenj janë përpjekur t’i dëbojnë prej dekadash.

Situata u përshkallëzua kur policia izraelite sulmoi Xhaminë Al-Aqsa në Qytetin e Vjetër të Jeruzalemit – vendi i tretë më i shenjtë në Islam – dhe plagosi qindra adhurues palestinezë gjatë disa ditëve të dhunës. Protestat shpërthyen nëpër territoret e okupuara dhe brenda Izraelit. Fraksioni palestinez Hamas, i cili qeveris Gaza, lëshoi ​​raketa drejt Izraelit.

(e.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota palestine protestat ne mbeshtetje te palestines palestine protestat ne mbeshtetje te palestines

Sondazh

Poll