Bota

Libani lëshon 3 raketa drejt Izraelit, asnjë grup nuk e merr përsipër sulmin

13 Maj 2021, 20:49 Nga DOSJA
Libani lëshon 3 raketa drejt Izraelit, asnjë grup nuk e merr

IZRAEL– Tre raketa janë qëlluar nga Libani në Detin Mesdhe pranë brigjeve të Izraelit verior, ka shkruar në Twitter Forca e Mbrojtjes së Izraelit (IDF)

IDF tha se kjo ndodhi “pak më parë”, pa dhënë ndonjë detaj të mëtejshëm.

Sipas BBC, raketat nuk i rrezikuan izraelitët dhe kështu nuk u aktivizuan asnjë sirenë ose sistem i mbrojtjes ajrore, raportojnë mediat izraelite. Asnjë grup deri më tani nuk ka pohuar se ishte prapa zjarrit me raketa.

Raketat u nisën nga zona Qlayleh në veri të Naqoura, afër kufirit me Izraelin. Libani i Jugut është “shtëpia” e grupeve të armatosura palestineze, si dhe grupi i fuqishëm Shia Hezbollah.

Media libaneze njoftoi se forcat libaneze arrestuan personat që lëshuan raketat, në jug të qytetit bregdetar jugor të Tiros, duke shtuar se “fraksionet palestineze” ishin me siguri prapa raketave të lëshuara.

Ka disa grupe militante që veprojnë në Liban. Ato përfshijnë lëvizjen Hezbollah, e cila zhvilloi një luftë njëmujore me Izraelin në 2006.

(d.a/dosja.al)

Lajmi kryesor/Zjarr dhe furi/ Izraeli nis luftën me Palestinës, Hamasi: ‘NE JEMI GATI’ për konflikt dhe trazira, numri i viktimave shkon në 83

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota hezbollah libani sulmon izraelin lufta izrael-palestine hezbollah libani sulmon izraelin lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll