Bota

39-vjeçari në Itali vdes në një aksident/ Kompania sigurimit kompenson gruan dhe të dashurën

13 Maj 2021, 20:26 Nga DOSJA
39-vjeçari në Itali vdes në një aksident/ Kompania

ITALI– “Tri ditë me mua dhe katër me familjen”. Kjo është mënyra se si e dashura e një punëtori 39-vjeçar nga Torino, i cili vdiq në një aksident automobilistik gjatë një udhëtimi pune në tetor, iu dha kompensimi i sigurimit.

Sipas mediave italiane, kompensimi nuk do të ndahet në gjysmë me gruan, por sigurimi do t’ia paguajë atë dyfish dy grave të pranishme në jetën e viktimës. Beteja ligjore zgjati, por avokati i të dashurës, Gino Michele Domenico Arnone, i’u gëzua fitores pasi kërkesa për dëmshpërblim u mbyll jashtë gjykatës.

“Askush nuk mund të kishte mohuar legjitimitetin për të vepruar ndaj asaj gruaje që ishte kualifikuar si” e dashura e viktimës ‘”,- komentoi ai.

Nga ana tjetër, “e dashura e viktimës” kishte kryer detyrën e vështirë për të njohur burrin që vdiq në aksidentin rrugor. Ajo u gjurmua menjëherë nga policia. Gruaja e tij kishte mbërritur në spital kur gjërat kishin mbaruar, pasi ishte kthyer në Torino nga një udhëtim.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota gino michele domenico arnone itali gino michele domenico arnone itali

Sondazh

Poll