Bota

Biden i ‘rezervuar’ në komentet mbi ngjarjet në Lindjen e Mesme, mund të humb mbështetjen e demokratëve nëse d

13 Maj 2021, 20:39 Nga DOSJA
Biden i ‘rezervuar’ në komentet mbi ngjarjet në Lindjen e

SHBA– Komenti i presidentit Joe Biden se ai nuk ka parë një “reagim të dukshëm” nga Izraeli në përgjigjen e tij ndaj sulmeve me raketa nga Gaza dhe Liban nuk do të qëndrojë mirë me pjesët e bazës së tij Demokratike që i shohin veprimet ushtarake të Kryeministrit Benjamin Netanyahu si të tepruara.

Të mërkurën në mbrëmje, kongresmenia, Rashida Tlaib i tha BBC se SHBA-ja duhet të kërcënojë se do të ndërpresë mbështetjen ushtarake për Izraelin nëse nuk frenon ushtrinë e saj.

Komentet e Biden lëvizin politikën e SHBA në drejtim të kundërt, dhe do të shihen si pranim, nëse jo miratim, i qëndrimit aktual ushtarak të Izraelit.

Pasojat politike për Biden mund të jenë domethënëse. Deri tani, Biden ka qenë në gjendje të llogarisë mbështetjen e progresistëve të majtë në koalicionin e tij ndërsa ndjek përparësitë e tij politike.

Nëse ata ndiejnë që Biden po i kthen shpinën asaj që ata i konsiderojnë si abuzime të mëdha të të drejtave të njeriut, ata mund të fillojnë të tërhiqen. Me një shumicë të ngushtë Demokratike në Kongres, çdo largim ose disidencë Demokrat mund të prishë plotësisht axhendën legjislative të Biden.

(d.a/dosja.al)

Lajmi kryesor/Zjarr dhe furi/ Izraeli nis luftën me Palestinës, Hamasi: ‘NE JEMI GATI’ për konflikt dhe trazira, numri i viktimave shkon në 83

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota benjamin netanyahu joe biden lufta izrael-palestine rashida tlaib benjamin netanyahu joe biden lufta izrael-palestine rashida tlaib

Sondazh

Poll