Bota

Rindërtohet SKENA E KRIMIT! Dalin PAMJET 3D të grabitjes që tronditi Greqinë, gruaja pa jetë në tokë, afër i rri foshnja

13 Maj 2021, 18:59 Nga DOSJA
Rindërtohet SKENA E KRIMIT! Dalin PAMJET 3D të grabitjes që

GREQI– Grabitja që u kthye në vrasje ka tronditur shtetin fqinjë! Policia po “mbahet” tek gabimet e bërë nga 3 grabitësit që i morën jetën 20-vjeçares Carolina në banesën e saj, vetëm pak metra larg foshnjës 11-muajshe.

Mediat greke kanë rindërtuar skenën e krimit në banesën e çiftit në Glyka Nera. Sipas gjetjeve, njëri nga tre autorët e vrasjes e mbylli gojën e vajzës me copa lecke, por në të njëtën kohë i mbante mbyllur gojën dhe hundën, duke i marrë jetën nga asfiksia.

Dy ekipet e Policisë greke që kanë ndërmarrë hetimin e krimit të pabesueshëm kanë në zotërim shenjat e gishtave dhe të dhëna nga ADN-ja e autorëve të krimit për të bërë të mundur identifikimin e tyre. Deri më tani dyshohet se kanë të bëjnë me mafian shqiptare ose atë gjeorgjiane por pa kapjen e autorëve nuk ka ende të dhëna zyrtare. I vetmi dëshmitar i ngjarjes është bashkëshorti pilot 32-vjeçar, Haralambos Anagnostopoulos.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Greqi pak ditë më parë, ku katër persona të cilët shkuan për të grabitur një shtëpi në Greqi, përfunduan duke vrarë një 20-vjeçare, qenin, dhe torturuar bashkëshortin e saj. Gruaja 20-vjeçare u gjet e vrarë, në papafingo të shtëpisë, pranë krevatit të fëmijës së saj 11 muajsh, ndërsa burri i saj 32 vjeç ishte i lidhur në një karrige në dhomën e gjumit. Ishte ai që njoftoi Policinë duke i rënë telefonit me hundë, por bashkëshortja kishtë ndërruar jetë prej kohës. Pranë saj ndodhej foshnja, që fatmirësisht është në gjendje të mirë.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni grabitje ne greqi haralambos anagnostopoulos grabitje ne greqi haralambos anagnostopoulos

Sondazh

Poll