Bota

ZBARDHET misteri! Lidhën burrin e mbytën gruan në sytë të foshnjës, ekspertët dalin në përfundime: Vrasjen e bëri band

13 Maj 2021, 19:22 Nga DOSJA
ZBARDHET misteri! Lidhën burrin e mbytën gruan në sytë

GREQI– Një bandë e përbërë nga shqiptarë dhe grekë, që kanë  fushë veprimi në verilindje të Atikës, dyshohet se janë autorët e vrasjes së Carolinës në agimin e 11 majit në Glyka Nera. Hetuesit arritën në përfundimin se grupi është i përbërë nga shumë anëtarë, të cilët janë bërë të njohur në zonë për grabitjet dhe metotat e tyre të zakonshme. 

Ekspertët grekë bëjnë me dije se shenjat përputhen pasi edhe grupi greko-shqiptrar ushtron dhunë të tepruar, rrahje dhe lidhje me litarë tek viktimat e tyre. Për t’u larguar me urgjencë nga vendngjarja ata përdorin rrugë specifike nëpër rrugica duke shmangur bulevardet në mënyrë që të mos bien pre e ndonjë posto-blloku policie ose të “kapen” nga kamerat e trafikut. Në orët e ardhshme, pritet që të ketë infomracione shtesë nga Laboratorët e Mjekësisë Ligjore.

Sipas Protothema, banda zgjodhi rastësisht shtëpinë e çiftit dhe pas disa ditësh mbikëqyrjeje, ata regjistruan jetën e përditshme të pronarëve dhe zakonet e tyre përpara se të kalonin në fazën përfundimtare dhe më të tmerrshme të planit të tyre.

Në fakt, nga momenti që ata vranë nënën 20-vjeçare, analistët vlerësojnë se nuk do ta linin gjallë burrin e saj 32-vjeçar, megjithatë, pasi e kishin lidhur ai pësoi një gjendje hipetermie. Në këtë moment, ndoshta ata kanë menduar se ai ka ndërruar jetë. Por ka një pyetje që i mundon: Pse grabitësit vranë 20-vjeçarem kur asnjë prej tyre nuk ushtroi rezistencë?

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Greqi pak ditë më parë, ku katër persona të cilët shkuan për të grabitur një shtëpi në Greqi, përfunduan duke vrarë një 20-vjeçare, qenin, dhe torturuar bashkëshortin e saj, pilotin Haralambos Anagnostopoulos. Gruaja 20-vjeçare u gjet e vrarë, në papafingo të shtëpisë, pranë krevatit të fëmijës së saj 11 muajsh, ndërsa burri i saj 32 vjeç ishte i lidhur në një karrige në dhomën e gjumit. Ishte ai që njoftoi Policinë duke i rënë telefonit me hundë, por bashkëshortja kishtë ndërruar jetë prej kohës. Pranë saj ndodhej foshnja, që fatmirësisht është në gjendje të mirë.

(d.a.k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni carolina baigorri detaje nga vrasja në greqi carolina baigorri detaje nga vrasja në greqi

Sondazh

Poll