Sport

Gega: “Do të merrem me fëmijët, derbi Partizani-Tirana ka shumë kampion në fushë, por…”

13 Maj 2021, 13:00 Nga DOSJA
Gega: “Do të merrem me fëmijët, derbi Partizani-Tirana ka

TIRANE – Dy vite më parë Skënder Gega ishte në majën më të lartë të futbollit shqiptar pasi i riktheu pas shumë vitesh të kuqve titullin kampion dhe ajo kujtohe me nostalgji edhe sot prej tij i cili ka vendosur të bëj një tjetër gjë me karrierën e tij, apo sic thotë vetë në një intervistë për Top Channel, të rikthehet tek fëmijët si në vitin 1995.
“Në vitin 1995 përpara se të largohesha për në Amerikë kam punuar me moshat dhe ka qenë një nga periduhat më të mira të jetës sime dhe më e dhimbshmja kur u largova sepse fëmijët të bëhen pjesë e jetës. Kështu kanë bërë edhe profesorat tanë me ne,” – thotë Gega.
Gjithësesi ish-trajneri i të kuqve dhe Kukësit së fundmi, nuk e ndejn veten të pensionuar, pasi drejtimi i një skuadre të rriturish me të cilën të punojë ashtu si dy vite më parë me Partizanin kur doli kampion, i mungon.
“Eshte provizore cdo gjë, nuk mund të them u largova apo do afrohem, këtë gjë e kam pas ëndërr dhe kam gjetur momentin e duhur. Ajo që ndodhi dy vite më parë është pjesë e historisë e kujtoj me nostalgji, nuk shkëputet e shkuara nga e ardhmja. Uroj që të përsëriten gjërat,” – shton Gega.
Ndërkohë sa i përket derbit të kryeytetit Skënder Gega edhe pse mundohet të jetë i ekuilibruar, anon disi nga Partizani që është një periudh e rendësishme e karrierës së tij. “Të vjen keq që nuk ka tifoza, por derbi është derbi kudo të luhet sido të luhet fokusi mbetet tek këto duy skuadra të mëdha. Të fitojë ai që e meriton. Aty ka shumë lojtar kampion që janë rritur dhe i kanë dhënë bukuri kampionatit, megjithatë nuk duhet të harrojmë të respektojmë skuarën tjetrë se është po kaq e madhe,” – përfundon ish-trajneri i Partizanit kampion.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 12 Maj 2021, 21:57

ITALI-Me golin e shënuar ndaj Sassuolos, Cristiano Ronaldo ka arritur 100 gola me fanellën e Juventusit në të gjitha kompeticionet (80 në Serie A, 14 në Champio...