Sport

Pas agjërimit, derbi kryeqytetit në ditën e festës së Bajramit…

12 Maj 2021, 18:03 Nga DOSJA

TIRANE – Sot, në ditën e fundit e muajit të Ramazanit, skuadrat e Superiores po përgatiten për sprintin final, pasi kanë mbetur edhe 4 javë nga përfundimi i kampionatit. Ndërkohë, asnjëra prej tyre nuk ka arritur dhe as ka gjë të sigurtë sa i përket objektivave.

Ky muaj i shenjtë ka sjellë një qetësi, që pasqyrohet edhe me rezultate positive, veçanërisht te skuadrat e kryeqytetit, lojtarët e së cilave janë përballur edhe me sfidën e agjërimit, veç asaj sportive.

“Eshte një muaj shumë i shenjtë dhe ne besimtarët muslimanë mezi e presim. Me ndihmën e Zotit do ia dalim. Sigurisht një muaj si ky shfrytëzohet edhe më tepër se cdo ditë nga besimtarët për lutje dhe për shprehjen e dëshirave për arritjet e ndryshme në jetë, vedc shëndetit,”- shprehet mesfushori i të kuqve të Partizanit.

“Jo vetëm tani, por edhe në ditë jashtë Ramazanit, ne bëjmë dua edhe për arritjet sportive. Direkt pas stërvitjes ne shkojmë të gjithë bashkë çelim iftarin”- deklaron mbrojtësi i bardhebluve të Tiranës, Erjon Hoxhallari.

Në një sezon jo normal me ndeshje çdo tri ditë si e përballuan lojtarët këtë sprovë?

“Ndeshjet janë të gjitha pasdite dhe është shumë e vështirë që të agjërosh, kështu e kemi prishur ndonjë ditë për ta rikuperuar pas Ramazanit,”- thotë Broja i Partizanit.

“Unë jam besimtar, por jo praktikant. Megjithatë asnjëherë nuk ndërhyj te lojtarët e mi për t’i ndalur për të mbajtur agjërimin, pasi ata janë profesionist. Meritojnë respect ata që po agjërojnë dhe po luajnë futboll,”– shprehet Orges Shehi, tekniku i bardhebluve.

“Kemi qenë në formë shumë të mirë dhe këtë gjë e kanë treguar rezultatet, por gjithmonë kemi qenë të kujdesshëm për të mos cënuar objektivat e klubit dhe për këtë arsye ditën e ndeshjes e kemi ndërprerë agjërimin,”- flet portieri i bardhebluve, Ilior Lika, një besimtar dhe praktikant i hershëm i fesë islame.

Po si shihet një agjërues në një skuadër futbolli?

“Na respektojnë shumë, si lojtarët ashtu edhe trajneri, që në momente të caktura na ka thënë që po e keni të vështirë ta ndalim stërvitjen. Por ne e kemi vazhduar si të gjithë të tjerët, pasi jemi mësuar, tani u bë vite që agjërojmë,”- shprehet Ron Broja.

“Ky Ramazan është ndryshe nga të tjerët, se jam larg familjes. Nga ana shpirtërore, normal që ndihesh më mire, pasi e di që po bën diçka veç për Zotin. Po të ngriti jeta lart, ulu poshtë dhe falendero Zotin,”- thotë portieri prishtinas, Visar Bekaj i Tiranës.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport agjërimi bardheblute erjon hoxhallari ilion lika orges shehi partizani ron broja tirana visar bekaj agjërimi bardheblute erjon hoxhallari ilion lika orges shehi partizani ron broja tirana visar bekaj

Sondazh

Poll