Sport

Barcelona ‘bën gati vendin’ për ardhjen e argjentinasit Aguero

13 Maj 2021, 09:24 Nga DOSJA

SPANJE – Sulmuesi Sergio Aguero, shënuesi më i mirë te Manchester City me 258 gola të realizuar, pas një dekade ka njoftuar, se në fund të sezonit i përfundon kontrata dhe do të largohet nga “Etihad” me parametra zero.

Një nga klubet që ka shprehur interesim për lojtarin argjentinas është edhe Barcelona. Sipas gazetës spanjolle “Mundo Deportivo”, perspektiva e nënshkrimit të Aguero me katalanët, është duke u forcuar gjithnjë e më shumë në mjediset e “Nou Camp”.

Ata pretendojnë, se sulmuesi argjentinas është tepër entuziast për t’u bashkuar me Barcelonën dhe përfaqësuesit e tij ia kanë bërë të qartë dëshirën e Sergio Agueros për t’u bashkuar me Messin në Spanjë.

Sipas “Daily Mail”, thuhet se 32-vjeçari argjentinas është i gatshëm të ndërpresë një pjesë të pagës së tij, vetëm për të siguruar lëvizjen drejt klubit katalan. Barcelona, nga ana e saj, shpreson që ardhja e Aguero do ta bindë Messin të qëndrojë në klub.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport “mundo deportivo” barcelona daily mail manchester city messin sergio aguero “mundo deportivo” barcelona daily mail manchester city messin sergio aguero

Sondazh

Poll

Sport 12 Maj 2021, 21:57

ITALI-Me golin e shënuar ndaj Sassuolos, Cristiano Ronaldo ka arritur 100 gola me fanellën e Juventusit në të gjitha kompeticionet (80 në Serie A, 14 në Champio...