Sport

Finalja e Champions-it në Portugali, rikthehen tifozët

13 Maj 2021, 12:03 Nga DOSJA
Finalja e Champions-it në Portugali, rikthehen tifozët

ANGLI – Anglia vazhdon të jetë shumë e kujdesshme në këtë periudhë pandemie në kontaktet me shtetet e tjera. Një ndër vendet me të kuqe për britanikët është Turqia e cila në kohët e fundit është ndër shtetet problematike sa i përket rasteve të reja, por një vendim i tillë prek sportin dhe vecanërisht Champions League-n.

Finalja as këtë herë nuk mund të luhet në Stamboll sepse lojtarët dhe stafet e Chelsea dhe Manchester City nuk lejohen të udhëtojnë drejt Turqisë. Prej ditësh UEFA po mendonte për të gjetur një tjetër stadium dhe sot është marrë vendimi zyrtar.

UEFA ka zgjedhur Porton për të luajtur finalen angleze të këtij viti. “Estadio do Dragao” do të presë ndeshjen më të rëndësishme të klubeve në Europë. Ky është viti i dytë radhazi që finalja zhvillohet në Portugali, pasi finalja e vjetshme u luajt në stadiumin e Benficas.

The #UCLfinal between Manchester City and Chelsea will now be held at the Estádio do Dragão in Porto.

6,000 fans of each team will be able to attend.

Full story: ⬇️

— UEFA (@UEFA) May 13, 2021


Lajmi tjetër i mirë është se në finalen e datës 29 maj do të ketë tifozë. Ende nuk është përcaktuar numri i tifozëve që do lejohen në stadium, por aktualisht në shitje kanë dalë 12 mijë bileta, nga 6 mijë për çdo klub.
B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 12 Maj 2021, 21:57

ITALI-Me golin e shënuar ndaj Sassuolos, Cristiano Ronaldo ka arritur 100 gola me fanellën e Juventusit në të gjitha kompeticionet (80 në Serie A, 14 në Champio...