Sport

Gjest qytetarie, Klopp uron Cytin dhe Guardiolën për titullin kampion

12 Maj 2021, 15:51 Nga DOSJA
Gjest qytetarie, Klopp uron Cytin dhe Guardiolën për titullin kampion

ANGLI – Jurgen Klopp i ka dërguar një mesazh Pep Guardiolës, pas shpalljes së Manchester Cityt kampion të Premier League, për edicionin 2020/21. Mjaftoi humbja e Manchester United ndaj Leicesterit 2-1, kur duhen edhe tri javë për të përfunduar edicioni, që Cyti të shpallej automatikisht kampion i Anglisë.

“Ishte një vit shumë i vështirë për të gjithë botën dhe natyrisht edhe për futbollin. Çfarë kanë arritur ata (City) në këtë vit, është fantastike. Është diçka speciale për ta dhe natyrisht që unë i uroj ata për këtë sukses të arritur,”- ka shkruar trajneri gjerman Klopp, teksa ka uruar rivalët e tij të Manchester Cytit, të cilët “i rrëmbyen” titullin e kampionit.

“Arritje e madhe, urime. I shkrova mbrëmë Pep dhe Gundoganit. Pesë tituj në 10 vite, është gjithmonë kur bashkon shpenzimet dhe diturinë në futboll. City ka skuadër të pabesueshme dhe trajnerin më të mirë në botë, prandaj është e përkryer”,- ka deklaruar gjermani Klopp.

Liverpooli aktualisht po lufton për një vend në Champions League, pasi pozicionohet në vendin e gjashtë me 57 pikë, shtatë më pak se vendi i katërt Chelsea, kur “The Reds” kanë edhe katër ndeshje për të mbyllur Premier League.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport jurgen klopp manchester cyti pep guardiola premier league jurgen klopp manchester cyti pep guardiola premier league

Sondazh

Poll