Sport

Drejtësi spanjolle për finalen e madhe mes Manchester City dhe Chelsea

12 Maj 2021, 16:16 Nga DOSJA

ZVICER – UEFA ka zyrtarizuar emrin e gjyqtarit që do të japë drejtësinë në finalen e Champions League, që zhvillohet mes Manchester Cityt dhe Chelseat. Finalja e madhe është planifikuar të luhet më 29 maj në Stamboll, edhe pse vendi është ende në diskutim, për shkak të Covid-19.

Edhe pse duhen më tepër se dy javë, deri në datën e përcaktuar, është mësuar se spanjolli Antonio Miguel Mateu Lahoz, një emër i njohur në futbollin iberik dhe atë ndërkombëtar, do të jetë gjyqtari që do të drejtojë takimin final të garës më të madhe për klube në Europë për edicionin 2020/21.

Fillimisht, Manchester City eliminoi Paris Saint-Germainin në gjysmëfinale me shumë spektakël dhe konsiderohet si favorit në letër. Në anën tjetër, Chelsea kishte barazuar në takimin e parë me Real Madridin, derisa të dytin e fitoi 2-0 në “Stamford Bridge”, për të kaluar kështu në finale.

Trajnerët respektivë, Pep Guardiola dhe Thomas Tuchel, njihen tashmë si dy strategë mjaft të zgjuar dhe që kërkojnë maksimumin nga lojtarët e tyre, duke krijuar përfytyrimin që tifozët të presin një takim të zjarrtë, pavarësisht nëse do të luhet në Stamboll apo Wembly, ku përflitet si mundësi.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport antonio miguel mateu lahoz chelses manchester cyti pep guardiola dhe thomas tuchel antonio miguel mateu lahoz chelses manchester cyti pep guardiola dhe thomas tuchel

Sondazh

Poll