Sport

Zyrtare: Argjentinasi Hector Cuper “transferohet” në Afrikë

12 Maj 2021, 15:01 Nga DOSJA
Zyrtare: Argjentinasi Hector Cuper “transferohet” në

AFRIKE – Ish-trajneri i zikaltërve, argjentinasi Hector Cuper, i njohur për dështimet e shumta në finale, është emëruar zyrtarisht trajneri i ri i kombëtares së Kongos. Pasi ka drejtuar më herët Gjeorgjinë, Egjiptin dhe Uzbekistanit, tani 65-vjeçari do të drejtojë ekipin afrikan.

Tekniku argjentinas Cuper ka arritur ta dërgojë Mallorcan në finalen e Europa League (1999), teksa ka luajti edhe në dy finale të Champions League me Valencian, por që i ka humbur që të tria finalet në krye të skuadrave spanjolle.

Më pas, në serine “e dështimeve” vjen edhe humbja e titullit të Interit në vitit 2002, ku zikaltërit gabuan në javët e fundit dhe festa e trofeut kaloi në Torino, në kampin e Juventusit.

Duke nisur nga sot, argjentinasi Hector Cuper, me një përvojë të jashtëzakonshme si trajner, do të drejtojë kombëtaren e Kongos duke nisur që me ndeshjet kualifikueset e botërorit “Katar 2022”.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport egjipti gjeorgjia hector cuper uzsbekistani egjipti gjeorgjia hector cuper uzsbekistani

Sondazh

Poll

Sport 12 Maj 2021, 09:22

Sot e gjithë Europa në fushën e blertë

ANGLI – Sezoni futbollistik në të gjitha kampionatet po shkojnë drejt fundit të tij kalendarik dhe në kërkim të fituesve të trofeve të fundit të mbetur en...