Bota

Përfundon “Game of Thrones”, fansat shijojnë episodin e fundit të serialit më të ndjekur

20 Maj 2019, 13:29 Nga DOSJA
Përfundon “Game of Thrones”, fansat shijojnë episodin e

SHBA- Ka përfunduar seriali më i ndjekur i “Game of Thrones”. Fansa nga e gjithë botë u mblodhën të dielën për 79 minuta para ekraneve të televizorëve, për të ndjekur dhe shijuar episodin e fundit të serialit “Game of Thrones”.

“Ishte pak e papritur, por me të vërtetë ekzaltuese. Jam e kënaqur me mënyrën sesi mbaroi. Aspak e pakënaqur”, tha Julie Mercurio, fanse e “Game of Thrones”.

Jam i kënaqur me episodin e fundit. Mendova se mund të kishte pasur pak më shumë konflikt, por sidoqoftë më pëlqeu”, tha William Walsh, menaxher bari.

Një nga seritë më të famshme, “Game of Thrones” ka qenë edhe në shënjestër të kritikave gjatë viteve, për dhunën e pakuptimtë dhe për përdorimin e vazhdueshëm të përdhunimit si një mjet dramatik.

Sidoqoftë, e gjithë kjo nuk i ka zmbrapsur fansat dhe as vet industrinë, që e ka vlerësuar serinë me një mori çmimesh, mes tyre 47 çmime “Emmy”. “Game of Thrones” u transmetua në 170 shtete dhe është më i kushtueshmi i të gjitha kohërave, me një buxhet prej 15 milionë dollarësh për episod në serinë e fundit.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota episodi i fundit i fimit game of thrones los angelos episodi i fundit i fimit game of thrones los angelos

Sondazh

Poll