Bota

Ekuadori i dorëzon SHBA-së dokumentet dhe materialet e Julian Assange, avokati: Shkelje flagrante

20 Maj 2019, 11:19 Nga DOSJA
Ekuadori i dorëzon SHBA-së dokumentet dhe materialet e Julian Assange,

Tiranë- Ekuadori po i jep SHBA-së disa nga pasuritë e bashkë-themeluesit të Wikileaks, Julian Assange, të lënë pas pas qëndrimit të tij në ambasadën e saj në Londër.

Ministri i jashtëm i vendit Jose Valencia autorizoi konfiskimin e pajisjeve. Materialet përfshijnë dorëshkrime, dokumente ligjore, shënime mjekësore dhe pajisje elektronike. Avokati i Assange tha se masa është “krejtësisht e pashembullt në historinë e azilit”. “Ekuadori po kryen një shkelje flagrante të normave më themelore të institucionit të azilit, duke dorëzuar të gjitha sendet personale të azilantit pa dallim në vendin ku ai ishte duke u mbrojtur”, shtoi avokati Aitor Martinez.

Valencia tha javën e kaluar se vendimi për të ndarë materialet me autoritetet amerikane duhet të merret nga zyra e prokurorisë.

Theksojmë se SHBA do që Assange të ekstradohet, për t’u gjykuar atje për akuzat për komplot, për bashkëpunimin me ish-analisten e zbulimit të ushtrisë amerikane Chelsea Manning, se kanë pasur qasje tek kompjuterët e Pentagonit në mars 2010. (lexo këtu)

Burimi: BBC

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota hetimet për assange shba jose valencia julian assange sekuestrohet dokumentet nga shba hetimet për assange shba jose valencia julian assange sekuestrohet dokumentet nga shba

Sondazh

Poll