Bota

Liberalizimi i vizave/ Haradinaj jep lajmin e mirë: Gjermania i thotë “PO” lëvizjes së lirë

20 Maj 2019, 12:33 Nga DOSJA
Liberalizimi i vizave/ Haradinaj jep lajmin e mirë: Gjermania i thotë

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ritheksuar mbështetjen e Gjermanisë për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj shkruan se mbështetja është konfirmuar nga ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Seehofer i cili e konsideron të justifikueshme kërkesën e kosovarëve për të lëvizur të lirë. 

Postimi i plotë i Ramush Haradinajt:

Gjermania edhe njëherë konfirmon mbështetjen e Kosovës për liberalizimin e vizave.
Në publikimin e radhës të FAZ, theksohet mbështetja e Ministrit të Brendshëm të Gjermanisë, Seehofer për procesin e liberalizimit të vizave, duke e konsideruar të justifikueshme kërkesën e kosovarëve për të lëvizur të lirë dhe duke këmbëngulur që Kosova përmbushë kriteret e nevojshme për këtë proces. Një mbështetje të madhe këtij procesi i ka dhënë edhe deputeti i Partisë së Gjelbër Manuel Sarrazin, derisa në korrik të 2018-tës, Komisioni i BE-së konfirmoi se Kosova ka përmbushur të gjitha kërkesat, e po të njëjtin vlerësim vendi e mori edhe nga Parlamenti Europian. Tani Kosova ka krijuar ekipin e saj për të bashkëpunuar me Qeverinë gjermane, që ky proces të finalizohet sa më parë. Kosovarët, tashmë e kanë marrë PO-në e madhe nga Gjermania, për ta jetësuar të drejtën e tyre për lëvizje të lirë.
Urime Kosovë!

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni gjermania mbeshtet kosoven liberalizmi i vizave ramush haradinaj gjermania mbeshtet kosoven liberalizmi i vizave ramush haradinaj

Sondazh

Poll