Bota

Video-skandali i korrupsionit/ Kurz: S’vendos unë për çështjen e Strache-it

20 Maj 2019, 09:37 Nga DOSJA
Video-skandali i korrupsionit/ Kurz: S’vendos unë për

AUSTRI– Pas dorëheqjes nga posti para dy ditëve, kancelari austriak Sebastian Kurz ka thënë se nuk vendos ai për çështjen e zëvendëskancelarit dhe udhëheqësi i FPOE-s, Hans Christian Strache, lidhur me videon në Ibiza të Spanjës, që krijoi një krizë qeveritare në Austri.

Gjatë një interviste për gazetën gjermanë “Bild”, Kurz u shpreh se ka qenë shumë i tronditur nga ajo çka ka parë në videon e publikuar para dy ditëve.

“Kam qenë i shumë i tronditur nga ajo që u pa në video, nuk vendos unë për çështjen e  Strache -it” thotë Kurz, pa dhënë hollësi se si do të vazhdojë qeverisjen deri në zgjedhjet e ardhshme.

Megjithatë, nga intervista del qartë se një bashkëpunim me të djathtën ekstreme do të jetë i vështirë të përsëritet.

Shkak për dorëheqjen e Kurz është bërë videoskandali i korruspsionit të zëvendësit të tij, Heinz-Christian Strache, i cili dha dorëheqjen më 18 maj.

Në videon e pubikuar dukej zv.kancelari, një politikan dhe një manjate ruse, duke bërë pazare për të fituar zgjedhjet e vitit 2017. Ndër planet e diskutuara, ishin edhe ato të blerjes së shtypit.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota hans christian strache sebastian kurz skandali i korrupsionit hans christian strache sebastian kurz skandali i korrupsionit

Sondazh

Poll