Bota

Akuzat për përdhunim/Suedia kërkon arrestimin e Julian Assange

20 Maj 2019, 12:32 Nga DOSJA
Akuzat për përdhunim/Suedia kërkon arrestimin e Julian Assange

Suedi-Prokurorët suedezë kanë kërkuar që themeluesi i Wikileaks, Julian Assange, arrestohet për t’u ballafaquar me akuzat për përdhunim. Sipas autoriteteve suedeze ai këto akuza i ka shmangur duke kërkuar azil diplomatik në ambasadën ekuadoriane në Londër për gati shtatë vite.

Zëvendësdrejtori i Prokurorisë Publike Eva-Marie Persson paraqiti një kërkesë për një urdhër ndalimi në Gjykatën e Qarkut Uppsala për Assange.

“Unë kërkoj nga Gjykata e Qarkut që ta arrestojë Assange në mungesë të tij, në një shkak të mundshëm të dyshuar për përdhunim. Nëse gjykata vendos ta arrestojë atë, unë do të lëshoj një urdhër arresti evropian në lidhje me dorëzimin në Suedi”,  tha ajo.

Australian aktualisht po vuan dënimin prej 50 javësh në burgun e Belmarsh të Britanisë së Madhe, pasi ai u shpall fajtor për shkeljen e kushteve të dorëzimit të tij.

Theksojmë se SHBA do që Assange të ekstradohet, për t’u gjykuar atje për akuzat për komplot, për bashkëpunimin me ish-analisten e zbulimit të ushtrisë amerikane Chelsea Manning, se kanë pasur qasje tek kompjuterët e Pentagonit në mars 2010. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota akuzat për përdhunim julian assange suedia kërkon arrestimin assange akuzat për përdhunim julian assange suedia kërkon arrestimin assange

Sondazh

Poll