Bota

Lista serbe merr drejtimin e Komunave në Veri/ Vuçiç: U tregua se duam unitet politik

20 Maj 2019, 09:09 Nga DOSJA
Lista serbe merr drejtimin e Komunave në Veri/ Vuçiç: U

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në komunat në veri të Kosovës, ku u shpall fituese lista serbe, e cila mori 95 % të votave.

Kreu i shtetit të serb, Vuçiç ka përshëndetur fitoren e kandidatëve nga lista “SPRSKA” dhe ka falënderuar popullin serb për daljen masive në zgjedhje.

 “Njerëzit tonë kanë dëshmuar energji jashtëzakonisht të madhe dhe dëshirën se duan të luftojnë për të ardhmen e tyre dhe një të nesërme më të mirë për fëmijët e tyre. Me këtë fitore nuk do t’i zgjidhim të gjitha problemet tona, por kemi treguar se duam unitet në zgjidhjen e këtyre problemeve dhe zgjidhjen e përbashkët të tyre. Mendoj se pas të gjitha kërcënimeve nga shqiptarët dhe disa serbë, ky është konfirmimi më i mirë për unitetin politik të luftës për interesat tona vitale dhe nacionale dhe interesat tona më të rëndësishme shtetërore”, është shprehur presidenti Vuçiç.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic lista serbe zgjedhjet ne komunat e veriut aleksander vucic lista serbe zgjedhjet ne komunat e veriut

Sondazh

Poll