Sport

Tre emra në garë për privatizimin e Vllaznisë, Bashkia Shkodër merr vendimin përfundimtar

11 Maj 2021, 11:50 Nga DOSJA
Tre emra në garë për privatizimin e Vllaznisë, Bashkia

SHKODËR-Data 11 maj mund të ishte një nga më të rëndësishmet në historinë e Vllaznisë por nuk rezultoi kështu. Privatimi i klubit shkodran po kthehet në kalvar vuajtjesh. Sot ishte dita që klubi më i vjetër në Shqipëri të mësonte emrin e presidentit të ri, por as kjo nuk ndodhi. Ankandi për privatizimin e klubit të Vllaznisë nisi nga ora 10:00, por nuk u shpall asnjë fitues.

Në sallën e Këshillit Bashkiak ishin Alban Xhaferi dhe Almiro Gurakuqi si dhe Firma “Jon” janë personat e interesuar për aksionet e Vllaznisë. Bashkia Shkodër do të marrë gjithë kohën e nevojshme në dispozicion për të vlerësuar ofertat dhe brenda 17 ditëve duhet të marrë vendimin përfundimtar për të transferuar në duart e ofertës më të mirë 100 % të aksioneve pas një kalvari të gjatë problemesh që po zgjat prej më shumë se një dekade.

Pas 10 ditësh do të ketë një takim të dytë me përfaqësuesit e firmave apo individët që kanë paraqitur ofertat dhe në rast se nuk do të ketë ankimi, atëherë 7 ditë pas dëgjesës së dytë, Bashkia e Shkodrës do të marrë vendimin final.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport alban xhaferi bashkia shkodër vllaznia alban xhaferi bashkia shkodër vllaznia

Sondazh

Poll

Sport 10 Maj 2021, 21:24

Neymar mbyll karrierën tek Santos…

FRANCE – Zyrtarizimi i rinovimit të Neymar te Paris SG deri në 2025 ka prerë përfundimist shpresat e tifozëve katalanë për një rikthim të mundshëm te Barc...