Aktualitet

Vrasja e Mehmet Qemës tek “5 Maji”/ 6 të arrestuar, 1 hetohet i lirë, AKUZAT që rëndojnë ndaj tyre

11 Maj 2021, 22:00 Nga DOSJA
Vrasja e Mehmet Qemës tek “5 Maji”/ 6 të arrestuar, 1

TIRANË– Marjus Dema, Frenkli Myftari, Erlind Peka, Bralid Aga, Blerim Hoti dhe Xhuliano Koçi janë arrestuar nga Policia e Shtetit për vrasjen e 27-vjeçarit Mehmet Qema, jashtë një lokali në zonën e “5 Majit”. 28-vjeçari Dema, i cili qëlloi mbi shokun akuzohet për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ndër të prangosurit e tjerë për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Për të njëjtat vepra penale akuzohet dhe 23-vjeçari, M. H., por ky i fundit do të hetohet në gjendje të lirë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë dhe 1 fishek.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë, në përfundim të veprimeve të para hetimore në lidhjen me ngjarje e ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “5 Maj” bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: M. D., 28 vjeç, për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”; E. P., 25 vjeç, B. H., 28 vjeç, F. M., 29 vjeç dhe Xh. K., 19 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi M. H., 23 vjeç, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Gjithashtu janë pyetur në cilësinë e personave që tregojnë rrethana të hetimit shtetasit të shpallur në kërkim: B. A., 23 vjeç dhe A. C., 31 vjeç, pasi nga tërësia e provave dhe fakteve të grumbulluara nuk rezulton që të jenë të përfshirë në veprimtari kriminale. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë dhe 1 fishek. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.

LAJMI KRYESOR: “Banda e 5 majit” përgjak Tiranën/ Vritet Mehmet Qema, shoku provoi fatin dhe e qëlloi me plumb në zemër! Vetëdorëzohet sot në polici, dëshmia: S’doja ta vrisja, e bëra pa dashje! (ZHVILLIMET)

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet mehmet qema vritet mehmet qema mehmet qema vritet mehmet qema

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Maj 2021, 20:33

ELBASAN– Atentati ndaj Everest Çakës ka tronditur sot qytetin e Elbasanit. Pasi kanë nxjerrë nga makina tip “Opel”, trupin e pajetë të ...