Aktualitet

33-vjeçari shkon në spital me një plumb në fundshpinë, Policia: Mund të jetë vetëplagosur

11 Maj 2021, 21:02 Nga DOSJA
33-vjeçari shkon në spital me një plumb në

KORÇË– Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Pazarit në qytetin e Korçës, ku i lënduar ka mbetur Marsel Rusi. Fatmirësisht i plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, teksa mësohet se ka marrë një plumb në fundshpinë. Dyshohet se 33-vjeçari mund të jetë vetëplagosje, nga pakujdesia se si ka mbajtur armën. Megjithatë Policia ndërkohë po punon për zbardhjen e mëtejshme të kësaj ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Më datë 11.05.2021, rreth orës 22:40, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi M. R., rreth 33 vjeç, banues në Korçë, që në rrethana ende të paqarta, dyshohet të jetë dëmtuar në fundshpinë, si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit, i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se shtetasi M. R., mund të jetë vetëplagosur. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet marsel rusi plagoset marsel rusi marsel rusi plagoset marsel rusi

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Maj 2021, 20:33

ELBASAN– Atentati ndaj Everest Çakës ka tronditur sot qytetin e Elbasanit. Pasi kanë nxjerrë nga makina tip “Opel”, trupin e pajetë të ...