Aktualitet

RASTËSI APO…? Ikën prokurorët belgë, ekzekutohet Everest Çaka. A foli për vrasjen e kushëririt në Bruksel, lidhja

11 Maj 2021, 19:49 Nga DOSJA
RASTËSI APO…? Ikën prokurorët belgë, ekzekutohet

ELBASAN– Mbrëmjen e sotme, në Elbasan, u eliminua kushëriri i Arjan Spahiut, Everest Çaka. Ky i fundit njihet si djali i tezes, të së riut që u eliminua në mes të Belgjikës. Rastësia është se vetëm pak ditë më parë në Shqipëri, pikërisht në Elbasan zbarkuan prokurorë e përfaqësues të ambasadës së Belgjikës për të hetuar më shumë në lidhje me Spahiun.

Dosja.al mësoi se prokurorët belgë kanë arritur të mbledhin dëshmitë e 4 personave, që mund të ndihmojnë në zbardhjen e vrasjes së 38-vjeçarit Spahiu. Njëra dëshmi e rëndësishme është ajo e Erjon Alibejt, i cili ndodhet në burg, si dhe 3 të afërmve të tjerë  të Spahiut, por nuk dihet nëse një prej tyre ka qenë viktima e sotme, i njohur gjithashtu me emrin Ibrahim Çaka.

E shkuara e 38-vjeçarit Spahiu mund të çojë drejt zbardhjeve të konflikteve të vjetra pasi vrasja mendohet është pasojë e përplasjes së grupeve kriminale të drogës, përplasje tashmë janë kthyer në hakmarrje, ku prej vitit, 2018 nga kjo përplasje kanë humbur jetën 7 persona, 5 prej të cilëve te afërm të familjes Alibej.

Ardit (Arjan) Spahiu, 38 vjeç dhe banues në Elbasan u ekzekutua me tetë plumba në një nga lagjet më të njohura në Bruksel, në bulevardin ‘Edmond Machtens’, pranë lagjes së njohur Molenbeek. Spahiu vdiq në vend si pasojë e plagëve të marra nga plumbat. Viktima bashkë me Çakën, ishin të akuzuar 11 vjet më parë si autorë të vrasjes se Gëzim Alikajt.

Spahiu nga ana tjetër ishte edhe kunati i Erion Alibejt, i cili ndodhet në burg pasi akuzohet si oganizator i një sërë vrasjesh të ndpdhura në Elbasan. Alibej akuzohet se ka organizuar vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të të shumëkërkuarit Talo Çela, Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt. Erion Alibej është vëllai i Endrit Alibejt, që u vra dy vite më parë në Bradashesh së bashku me xhaxhain e tij, Arben Dylgjerin dhe shtetasin turk Erdal Duranay. Nuk përjashtohet mundësia që edhe vrasja e Spahiu të jetë pasojë e këtij zinxhiri krimesh.

LAJMI KRYESOR: Vendi s’gjen qetësi! Atentat në Elbasan, ekzekutohet brenda makinës Everest Çaka, i plagoset gruaja! Viktimës i vranë vëllanë, 11 vite më parë e akuzonin për vrasje. Lidhja e të ndjerit me ‘Alibejt’

(k.m./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arjan spahiu vritet everest caka arjan spahiu vritet everest caka

Sondazh

Poll