Aktualitet

Vrasja e 41-vjeçarit në Elbasan, gjendet një automjet i djegur në Kavajë, ‘Benz-i’ u përdor nga autorët dhe më pas u

11 Maj 2021, 20:07 Nga DOSJA
Vrasja e 41-vjeçarit në Elbasan, gjendet një automjet i djegur

KAVAJË– Gjendet një automjet i djegur në fshatin Kryemëllenj të Kavajës. Mjeti i djegur është gjetur vetëm pak minuta  pas vrasjes së 41-vjeçarit Everest Çaka në Elbasan.

Dyshohet se mjeti tip “Benz” pa targa është përdorur nga autorët e krimit dhe më pas, pasi janë larguar nga vendi i ngjarjes e kanë braktisur duke i vënë edhe flakët.

41-vjeçari Everest Çaka dyshohet se është vrarë me armë me silenciator dhe se numri i vrasësve ka qenë 2 persona, të cilët ende nuk janë identifikuar nga strukturat e Policisë së Shtetit. 

LAJMI KRYESOR: Vendi s’gjen qetësi! Atentat në Elbasan, ekzekutohet brenda makinës Everest Çaka, i plagoset gruaja! Viktimës i vranë vëllanë, 11 vite më parë e akuzonin për vrasje. Lidhja e të ndjerit me ‘Alibejt’

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet vritet everest caka vritet everest caka

Sondazh

Poll