Aktualitet

11 Maj 2021, 18:12 Nga DOSJA

ELBASAN– Atentat në Elbasan! Everest Çaka është qëlluar për vdekje brenda makinës së tij, duke ndërruar jetë në vend, teksa shkonte për tek prindërit e bashkëshortes. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:00, në lagjen “Skënderbej”. Teksa po qarkullonte me makinë, bashkë me gruan e tij Silvanën, mjetit tip “Opel” i është prerë rruga dhe ndaj tij është qëlluar me breshëri me armë zjarri. 

Si pasojë e plumbave “të derdhur” mbi makinë që ndërruar jetë në vend, Everest alias Ibrahim Çaka, ndërsa bashkëshortja e tij ka mbetur e plagosur në dorë, por është jashtë rrezikut për jetën. Autorët e atentatit duket se i kanë ndjekur për kohë të gjatë çiftin Çaka, që vetëm pak kohë kishin që ishin kthyer nga Spanja.

Kjo pasi rruga që kanë zgjedhur për të kryer atentatin është e pandriçuar dhe pa kamera sigurie, duke vështirësuar punën e Policisë së Shtetit për zbardhjen e ngjarjes. Disa minuta pas vrasjes, në një fshat të Kavajës, është gjetur i djegur një mjet pa targa që dyshohet se është përdorur nga autorët e vrasjes. 

Por vrasja e sotme në Elbasan duket se është një sagë e nisur para 10 vitesh për t’u intensifikuar më shumë kohët e fundit me më shumë viktima. Everest Caka ose i njohur ndryshe si Ibrahim Caka në vitin 2010 është akuzuar nga Policia për vrasjen e shoferit Gëzim Alikajt. Bashkë me Elton Hykën dhe Ardit Spahiun, Çaka akuzohej për ekzekutimin e shoferit, pasi vëllai i të ndjerit kishte qëlluar për vdekje vëllanë e Çakës në vitin 2007, brenda një disco-je në Barcelonë. Megjithatë akuzat nuk u provuan kurrë dhe Çaka u la i lirë. 

Pas disa viteve qetësi, filloi sulmi tek të afërmit e 41-vjeçarit. Çaka është djali i tezes, Ardit alias Arjan Spahiu, i ecili është ekzekutuar në Belgjikë. Ky i fundit është kunati i Erion Alibejt, i cili është i arrestuar tashmë si porositës i disa atentateve që kanë tronditur Elbasanin. Alibej dyshohet se është organizator dhe porositës i vrasjeve të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt në korrik 2020, madje dyshohet se ka kërkuar edhe eliminimin e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës. 

Saga e hakmarrjeve në qytet ka nisur pas masakrës së Bradasheshit, vetëm pak ditë para ndërrimit të viteve më 2018, ku u ekzekutuan Endrit Alibej alias Ravik Dylgjeri, vëllai i Erionit, Arben Dylgjeri dhe turku Erdal Durunay.

Vrasja e Elbasanit ka rënduar bilancin e kësaj javë në vend, ku brenda 3 ditësh janë shënuar plot 6 viktima. Tragjedia e familjes Haliti nga Kosova u pasua me dy vrasje, një atentat mafioz të ndodhur në Vlorë, ku mbeti i vdekur Bledar Birçaj dhe krimi i rëndë në Tiranë, i mbushur me shumë mister ku një plumb i vetëm i mori jetën të riut Mehmet Qema. E ndërsa mesditën e sotme, Fatmir Avdillari, i njohur si Xubi i Yzberishtit, një person me precedentë të theksuar kriminale vdiq si pasojë e një aksidenti të trefishtë.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan vrasje në elbasan vritet everest caka elbasan vrasje në elbasan vritet everest caka

Sondazh

Poll